Juventusi ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj ekipit gjerman, Freiburg.
Kjo ishte ndeshja e parë e fazës së 1/8 së finales në Ligën e Evropës, e cila u zhvillua në “Allianz Stadium” në Itali.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 53-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ishte Di Mariaqë shënoi bukur me kokë pas asistimit nga Kostic.
Ky rezultat nuk i garanton “Zonjës së Vjetër” kualifikimin dhe u duhet të paktën një barazim në ndeshjen e kthimit javën tjetër në Gjermani. /