Faton Ahmeti: Anëtarësimi në BE, kyç për të ardhmen e shtetit


Sekretari i përgjithshëm partiak dhe kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Tetovë, Faton Ahmeti në fjalën e tij në takimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, arsimit dhe intelektual kërkojë mbështetjen e tyre maksimale në, siç tha ai misionin kompleks që duhet të arrihet, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian (BE).

“Kryetari z.Ali Ahmeti dhe të gjithë bartësit e funksioneve janë në shërbim të mirëqenies së përgjithshme, standardit më të mirë për jetë, cilësisë për jetesë dhe interesave të përgjithshme qytetare. Tanimë që shteti ynë gjendet përpara sfidës historike, atë të integrimit në Bashkimin Evropian kërkojmë nga Ju të na mbështesni në këtë mision kompleks, sepse ky rrugëtim do të jetë kyç për të ardhmen e shtetit”, tha Ahmetin në fjalën e tij.