Çaktivizohet “letër-bomba” në ambasadën amerikane në Madrid


Sot pasdite u raportuar për një “letër-bombë” në ambasadën amerikane në Madrid.

Autoritetet spanjolle tani kanë konfirmuar se ekspertët e asgjësimit të bombave kanë çaktivizuar “letër bombën” – pajisja e gjashtë e tillë që u dërgohet objektivave në Spanjë.

Një punëtor u plagos dje në ambasadën e Ukrainës në Madrid, kur ai kishte marrë një letër që përmbante një mjet të vogël shpërthyes, raporton skynews.

Që atëherë, letra të ngjashme i janë dërguar ministrisë së mbrojtjes, një baze të forcave ajrore dhe një prodhuesi armësh.