Elon Musk e ka marrë përsipër Twitterin, kompani të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë.
Sapo u kompletua një gjë e tillë, Musk shkroi në llogarinë e tij në këtë medium social që “zogu është cliruar”.
Kështu, ai nuk humbi fare kohë dhe shkarkoi shefin ekzekutiv, Parag Agrawal, si dhe zyrtarin kryesor fiannciar dhe kreun e sigurisë, sipas raportimeve nga Washington Post dhe CNBC.
Agrawal më herët e kishte hedhur në gjyq shefin e Teslës që ta respektojë ujdinë për blerjen e Twitterit, pasi Musk kishte dashur të tërhiqej.