Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN,
Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë.
Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga ana e personit në fjalë.
Çdokush që mendon se votuesi shqiptar duhet të lajë këmbët dhe të pijë ujin e dikujt tjetër, e ka shumë gabim. Reagimet tona do të jenë gjithmonë në përputhje me fjalorin që ata përdorin, duke i kundërshtuar përpjekjet për të përbuzur çdo mendim ndryshe nga i tyre dhe nga soji i tyre.
Ata mund t’i lajnë këmbët dhe t’ia pinë ujin njëri-tjetrit, sepse për ta dhe familjet e tyre është bërë shumë. U është krijuar një karrierë politike pa asnjë pikë kontributi; u janë sistemuar familjarët në institucionet kryesore të shtetit dhe po i pensionojnë në funksione të larta.
Uroj më të mirën për çdo familje shqiptare që është përbuzur nga këto profile politikanësh, të cilët kanë si qëndrim të vetin vetëm servilizmin.
Unë nuk laj këmbët e askujt dhe nuk pije ujin e flliqur te dikujt si ju.
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Me respekt,
Rijad Shaqiri
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksident në magjistralen Shkup–Tetovë: Vetura godet një të mitur në Llaskarcë, pëson lëndime të rënda
- Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
- Kumanovë, policia po mbledh provat për aksidentin ku humbi jetën Agan Asani
- Diamanti i Sllatinës: Jon Abdullahi kurorëzohet me tre medalje në Olimpiadën Botërore të STEM-it
- Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- Nga 1 gushti “Foster” vetëm me participim deri në 280 denarë! Ulet edhe participimi për ilaçin Rivaroksaban
- Rama: Protestat kanë ndryshuar natyrë, Shqipëria nuk qeveriset nga mediat sociale
- Policia shqiptare: Zyrtarët e VLEN-it nuk u ndaluan, refuzuan të kalojnë kufirin
- Kapet 19-vjeçari në Tetovë, dyshohet se vodhi para dhe sende nga një BMW
- Komuna e Tetovës shkon në zgjedhje të parakohshme?