Shkup, 167 gjoba për shkelje të rregullave në trafik


Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 167 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 53 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas MPB-së 14 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Janë sanksionuar edhe 7 vozitës për përdorim të telefonit si dhe 9 gjoba për tejkalim të parregullt.