Kovaçevski: Me VMRO-DPMNE-në në pushtet – Lamtumirë BE-së!

“Nuk duhet të lejojmë që të përsërisim gabimin e së kaluarës, dhe t`u japim fuqi të tepërt një partie djathtiste sikurse VMRO-DPMNE-“ – ishte mesazhi i liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimet në Kërçovë dhe Makedonski Brod.

“Dëgjuat deklaratën e Sharl Mishelit, I cili qartazi tha se BE-ja dhe vendet kandidate duhet të jenë gati për anëatrësim në 2030. Mos e dëgjoni VMRO-DPMNE-në që thotë se nuk do të ndodh zgjerimi. Kështu flisnin edhe për NATO-n, duhej që pushtetin ta merrte LSDM-ja e të anëtarësohemi në NATO”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski deklaroi se nëse VMRO-DPMNE-ja dhe Siljanovska fitojnë zgjedhjet, do të bllokojnë rrugën drejt Brukselit dhe mund t`i themi lamtumirë BE-së.

“Dëgjoni deklaratat e Mickoskit dhe Siljanovskës dhe do ta keni të qartë se nuk kanë qëllim që ta çojnë vendin drejt BE-së. Përkundrazi, do të na izolojnë, do të na mbyllin dhe do të kemi probleme me fqinjtë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh Kovaçevski.

Nga tubimet në Kërçovë dhe Makedonski Brod, Kovaçevski u zotua se LSDM-ja nuk do të heq dorë nga ideja për Maqedoni evropiane dhe se do të punojë pandërprerë derisa ky mision të bëhet realitet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo