Liverpool ka kohë që po punon për rinovimin e Mohamed Salah, me Reds që duhet të merren me kërkesat e larta ekonomike të lojtarit.
Në fakt, siç raportohet nga Telegraph, egjiptiani, për të rinovuar kontratën e tij që skadon në 2023, po kërkon një shumë prej 400 mijë paundësh në javë, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse përkthehen në vit, ai pritet të fitojë gati 25 milionë në sezon.
Salah është lojtar kyç në projektin e Liverpoolit dhe këtë sezon ai po shkëlqen me “Reds”, ku ka 10 gola e 4 asistime në të gjitha garat.