SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM” – TETOVË
Shpall konkurs letrar për krijuesit e rinj – poezi !
Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, në kërkim të poetëve dhe talenteve të rinj në kuadër të manifestimit “Festivali poetik Krijuesit e rinj 2026”, organizon konkurs letrar –poezi, për krijuesit e rinj, andaj i fton krijuesit (nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 27 vjeçare) nga të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë Veriore, që të konkurrojnë me krijimet e tyre- poezi,
Kushtet e konkursit:
– Poezia mos të jetë më shumë se 30 vargje;
– Poezia të jetë e shkruar si dokument me fond Times New Romar madhësia 12;
– Poezitë duhet të jenë të redaktura dhe lektoruara;
– Poezitë të dërgohen si dokument e jo si foto;
– Të shënohet emri, mbiemri dhe shkolla ku mëson;
– Adresa e meilit dhe numri i telefonit për kontakt;
Afati i dërgimit të punimeve është prej 07.11.2026 deri më 20.11. 2026.
Krijimet më të mira do të përzgjidhen nga Juria profesionale, ndërsa të përzgjedhurit do të informohen për detajet tjera të Orës poetike, “Odeoni i rinisë” me njoftime tjera.
Konkursi ka karakter garues dhe do të ndahen çmime:
1.Vendi i parë
2.Vendi i dytë
3.Vendi i tretë
Poezitë duhet të dërgohen në E-mail: [email protected], ose [email protected]
Për të dhëna më të hollësishme mund të shkruani në adresën e Shoqatës ose në Facebook, ose kontaktoni profesor Muaxher Harunin përgjegjës i Departamentit të Krijuesve të rinj të Shoqatës
së Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë!
Kryetare Sadije Aliti