Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së në Saraj





Mbrëmë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të kësaj partie në degën e Sarajit, ku Ramadan Emini është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor.

Me këtë rast, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Ramadan Eminin dhe të gjithë anëtarët e zgjedhur, duke u dëshiruar suksese në përgjegjësitë e reja.

„Me rininë i bëmë ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, me rininë do të vazhdojmë t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe bashkë do t’i mposhtim puthadorët që kanë harruar se përfaqësimi dhe dinjiteti nuk negociohen“, ka shkruar Ahmeti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo