MERITOKRACIA PËRBALLË MANIPULIMIT DEKLARATIV

MERITOKRACIA PËRBALLË MANIPULIMIT DEKLARATIV
MERITOKRACIA NUK ËSHTË PRIVILEGJ I ASKUJT. ËSHTË PARAKUSHT
THEMELOR INSTITUCIONALË DHE BAZË E SHOQËRISË PËR TË ECË PËRPARA
Shkruan: Halim Hyda kryetar i Bashkimit të intelektualëve Kumanovë-Likovë
Si paradoks më shqetësues i shoqërisë tonë është paraqitja e vazhdueshme për ta relativizuar
meritën individuale dhe për ta përshtatur me mekanizma personal dhe lidhje të interesit,
përkatësisë politike-partiake si dhe manipulimit të opinionit publik. Kjo dukuri bëhet edhe më
shqetësuese dhe problematike kur kjo çshtje vendoset në diskutimet dhe debatet e punësimeve,
avansimeve të kuadrove të ngritura,arsimuara, profesionalisht të dëshmuara dhe me dinjitet
tradicionalë kombëtar.
Shoqëria jonë ka nevojë të ndërtojë institucione të pastërta, të drejta, demokratike dhe
funksionale, ku kriteri bazë në punësime duhet të fillojë nga merita: ngritja dhe formimi i nivelit
akademik, në studime, përvoja e dëshmuar profesionale, kompetenca e integritetit personal dhe
kontributi i dhënë në jetën shoqërore. Nëse nuk përfillen këto parime lindë dilema për jo
korrektësi dhe padrejtësi institucionale dhe manipulim i vlerave të mirëfillta.
Suksesi dhe arritja nivelit studimor akademik i studentëve të kategorisë si Edon Rexhepi, me
mesatare 10,00, nuk duhet kuptohet si arritje individuale, por si rezultat dhe dëshmi e kapacitetit
intelektual që ne si shoqëri duhet ta kultivojmë dhe ta mbështesim dhe ta integrojmë në
institucionet më të larta të shoqëeisë sonë. Kuadrot e tilla duhet të kenë mundësi rastë për të
kontribuar direktë në vendimmarrjen, administrative dhe në të gjithkund ku kërkohet
profesionalizëm i mirfilltë.
Nuk arsyetohet kur individët me suksese dhe rezultate të dëshmuara akademike dhe profesionale
të mos përfillen dhe përballen me barriera jo korrekte, në anën tjetër që mekanizmat e ndikimit
informal u krijojnë përparësi personave pa të njëjtin nivel arsimi dhe përgatitjeje. Kjo nuk e
dëmton vetëm vetëm individin; por është humbje e rezultatit të kapitalit njerëzor dhe dëmtim i
interesit më të gjërë publik.
Në anën tjetër të medaljes njashtu e rëndësishme është të çmohet se tradita familjare dhe
kombëtare, kur bazohet në arsim, punë, efikasitet, ndershmëri, përgjegjësi morale dhe kontribut
brez pas brezi, përbën një traditë të çmuar shoqërore. Ajo nuk mund të përdoret si privilegj për
punësim, por as nuk duhet të nënçmohet dhe përbuzet apo të zhvlerësohet nga individë që
përpiqen ta imponojnë veten përmes protagonizmit publik. Vlerat familjare marrin kuptim dhe
vlerë kur i bashkangjiten meritës personale dhe përgjegjësisë morale ndaj komunitetit që e
shoqëron në aktivitetet e tija.
Dobësi tjetër e kësaj problematike është patriotizmi i instrumentalizuar. Në diskursin publik
vërejmë edhe mosharmoni ndërmjet retorikës së lartë patriotike dhe përgjegjësisë konkrete ndaj

shoqërisë. Patriotizmi nuk vlersohet dhe dëshmohet me paraqitje dhe deklarata televizive, duke e
ngritë zërin nëpër studio televizive apo me monopolizimin e së drejtës për të folur dhe duke u
thirrur në patriotizëm dhe në emër të kombit. E tërë kjo duhet vlerësohet me punë, ndershmëri,
respekt ndaj ligjit, rregullave dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm publik dhe kontributin e
dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.
Është shumë paradoksale dhe veçantë të potencohet në rastet kur individë të pa moralshëm që
pretendojnë të përfaqësojnë interesin e përgjithshëm kombëtar i japin vetes të drejtën të gjykojnë
dhe të nënçmojnë dhe përbuzin të tjerët pa kurrfar argumenti dhe të drejte morale në rastet kur e
vërteta flet krejt ndryshe, ndërkohë që veprimtaria e tyre publike kërkon transparencë dhe
llogaridhënie. Pasi çdo pretendim për parregullsi në menaxhimin e fondeve, në proceset
akademike, në avancimet profesionale apo në ushtrimin e përgjegjësive organizative duhet të
shqyrtohet mbi bazën e dokumentacionit dhe mekanizmave institucionalë. Andaj askush nuk
mundet dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin,standardin e verifikimit dhe përgjegjësisë ligjore publike.
Në këtë kontekst, mediat dhe të punsuarit kanë përgjegjësi të veçantë morale dhe ligjore në
plasimin e dezinformatave. Studioja televizive nuk guxon të shndërrohet në tribunë të
diskreditimit personaliteteve, por ekskluzivishtë në hapësirë të debatit të argumentuar. Gazetaria
profesionale duhet të kërkon verifikim, etikë morale, paanshmëri dhe përgjegjësi. Paraqitja në
një emision nuk dëshmon autoritetit intelektual dhe profesionalë, si dhe e drejta për të nënçmuar
dhe fyer të tjerët nuk mund të merret si liri e shprehjes.
Reagimi ynë ndaj këtyre dukurive jo profesionale nga ana e gazetarëve dhe vizitorëve të tyre nuk
duhet të jetë një konflikt personal, por një qëndrim parimor në mbrojtje të meritokracisë dhe
dinjitetit intelektual-njerëzor.
Historia e një shoqërie nuk ngritet dhe shkruhet nga ata që flasin më shumë në emër të saj, por
nga ata që me rezultate konkrete kontribuojnë dhe dëshmojnë realisht në zhvillimin e shoqërisë.
Në kontekstë të kësaj brezat e ardhshëm nuk do të na vlersojnë për zhurmën dhe zërin që kemi
ngritur në studio televizive, por për rregullat, rendin dhe parimet në institucionet që kemi ngritur
dhe ndërtuar, për vlerat morale, intelektuale dhe kombëtaren që kemi mbrojtur dhe për mundësitë
që u kemi krijuar gjeneratës së dijes.

Kryetar i Bashkimit të intelektualëve Kumanovë-Likovë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo