Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 13:45, kur gruaja ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Klinës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit policor, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ajo është nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku pas arritjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.