Zelensky thotë se ndjehet i tradhtuar nga Trump pas marrëveshjes ShBA-Rusi: Po e humbim një aleat, jo për fajin tonë





Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë të sotme ka deklaruar se ndjehet i tradhtuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas marrëveshjes së fundit mes Washingtonit dhe Moskës për naftën ruse.

Zelensky ka thënë se Ukraina po e humbë një shtet aleat shumë të fuqishëm, por thotë se një gjë e tillë nuk po ndodh për fajin e Ukrainës.

”Ne nuk po e shesim vendin tonë. Është toka jonë, trupi ynë. Shtëpija jonë, fëmijët tanë”, ka deklaruar Zelensky për Piers Morgan, duke thënë se Ukraina nuk mund të jetë e dobët sepse nuk mund të mbijetojë ndryshe.

Presidenti ukrainas ka thënë se Trump duhet të qëndrojë në mes dhe jo në anën e gabuar të historisë./

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo