“Topi i Artë”, Lionel Messi merr vendimin e papritur





Ylli argjentinas Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë” në Londër.

E përditshmja e njohur sportive “Olé” ka konfirmuar se sulmuesi ka vendosur të mos udhëtojë nga Miami drejt Europës.

Mungesa e tij në këtë mbrëmje gala interpretohet si një sinjal i qartë se ai nuk do të jetë fituesi i këtij trofeu individual.

Pavarësisht këtij vendimi, Messi ishte përfshirë në listën e ngushtë të pretendentëve kryesorë për të triumfuar. Në garën e fortë për çmimin prestigjioz ndodhen emra të tjerë të mëdhenj si Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Harry Kane.

Mungesa e legjendës argjentinase heq një pjesë të madhe të vëmendjes nga ngjarja më e rëndësishme e natës në kryeqytetin britanik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo