I ndalohej ta kontaktonte ish-të dashurën, 19-vjeçari përfundon me kallëzim penal





Një 19-vjeçar nga Velesi është përballur me kallëzim penal pasi dyshohet se ka shkelur vendimin gjyqësor dhe ka kërcënuar ish-të dashurën e tij, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Vinicë ka ngritur kallëzim penal kundër K.Sh. (19), për veprat penale “moszbatim i vendimit gjyqësor” dhe “rrezikim i sigurisë”.

Sipas hetimeve, më 24 dhe 27 shtator 2026, ai kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës duke e shqetësuar dhe kontaktuar ish-të dashurën e tij 18-vjeçare nga rajoni i Vinicës.

Rasti është dokumentuar dhe procedura penale do të vazhdojë, bën të ditur Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo