Tensione te Ministria e Financave/ Protestuesit sulmojnë me gurë policinë, efektivët kundërpërgjigjen
Tensione janë regjistruar pranë Ministrisë së Financave në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë.
Të rinjtë në Shkodër stacionohen para selisë së PS-së, në Durrës dëmtohet godina e Prefekturës
Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata është përshkallëzuar në zonën ku po zhvillohet protesta.
Përplasjet vijnë në kuadër të tubimeve të të rinjve, të cilët vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.