
Takimi i paralajmëruar mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Velisllava Petrova Çamova, ende nuk është konfirmuar nga Sofja. Ai pritet të mbahet të enjten, në kuadër të diskutimeve për projektet e Korridorit 8.
“Ende nuk kemi përgjigje. Kur ta kemi, do të komentojmë më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ndërkohë, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, shprehu hapur skepticizmin për takimin e mundshëm.