Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës.
Istrefi ka theksuar se zemërimi i qytetarëve nuk është i rastësishëm, duke shprehur bindjen se ndoshta ka ardhur koha për një revolucion.
Ajo ka bërë thirrje për më shumë barazi shoqërore, duke shprehur dëshirën për një shoqëri ku qytetarët të kenë mundësi ta përballojnë jetesën dhe të mos detyrohen të jetojnë në mbijetesë të vazhdueshme.
Këngëtarja ka shpresuar që protestat të përfundojnë për të mirë, pa pasoja të rënda, trauma apo shkatërrime.
Në fund të postimit, Istrefi e ka përcjellë mesazhin e saj me fjalët: “Pray for…” (Lutuni për…).
