Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4/ Mbi 300 pasgoditje pas lëkundjes 7.7 ballë të së premtes





Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar shqetësim pas një serie të gjatë lëkundjesh sizmike që kanë prekur vendin ditët e fundit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës të Universitetit të Panamasë, tërmeti u regjistrua në orën 18:20 sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej në brigjet jugore të provincës Veraguas, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në vetëm 2 kilometra. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e vlerësuan magnitudën e tërmetit në 6.1 ballë.

Ndërkohë, më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në Panama që nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i cili goditi vendin të premten. Lëkundjet e mëparshme shkaktuan dëme në qindra banesa dhe në infrastrukturë, duke bërë që qeveria të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.

Deri më tani, nuk raportohet për viktima nga tërmeti i fuqishëm i së premtes, ndërsa 27 persona kanë mbetur të plagosur dhe rreth 900 banesa janë dëmtuar. Autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të ndryshojë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo