Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?





Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë ndërmjet 16 dhe 25 tetorit, ndërsa regjistrimi do të bëhet përmes sistemit elektronik “Termini Im”.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se kanë mbërritur 30.000 dozat e para, ndërsa 26.000 të tjera pritet të arrijnë deri më 15 nëntor.

Ministria po koordinon përgatitjet me qendrat e shëndetit publik, që vaksinimi të nisë sipas planit.

Përparësi do të kenë grupet e rrezikuara, në bazë të diagnozave shëndetësore. Klekovski theksoi se regjistrimi përmes “Termini Im” është i domosdoshëm për mbikëqyrjen e procesit.

Aktualisht janë siguruar 56.000 doza, ndërsa autoritetet synojnë ta rrisin numrin në 80.000. Ministri deklaroi se do të jetë ndër të parët që do të vaksinohet, për të inkurajuar qytetarët.

Lidhur me vaksinat BCG kundër tuberkulozit, Klekovski tha se ato pritet të mbërrijnë së shpejti përmes UNICEF-it dhe se nuk parashikohen ndërprerje të mëtejshme të vaksinimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo