Mexhiti: Vizita e Bekim Jasharit në Çair, biseduam për historinë, arsimin dhe të ardhmen e shqiptarëve





Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një vizitë vëllazërore Bekim Jasharin, përfaqësues të familjes heroike Jashari, me të cilin ka zhvilluar një takim kushtuar historisë, zhvillimeve aktuale dhe perspektivës së shqiptarëve.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua projektit për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, një investim me rëndësi historike për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti dhe Jashari bashkëbiseduan për rëndësinë e këtij projekti në krijimin e mundësive të reja arsimore dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm.

“Është gjithmonë nder dhe kënaqësi të takohemi me Bekim Jasharin, birin e Hamzë Jasharit dhe përfaqësues të familjes që zë një vend të veçantë në historinë tonë kombëtare. Biseduam për historinë tonë heroike, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve, me theks të veçantë te kampusi i ri i Universitetit ‘Nënë Tereza’. Ky projekt përfaqëson investimin më të madh në historinë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe një dimension të ri për zhvillimin arsimor, kulturor dhe kombëtar. Gjuha shqipe, shqiptarët dhe Shkupi janë historikisht të lidhur, ndërsa sot po ndërtojmë mundësi të reja për brezat që vijnë”, deklaroi Mexhiti.

Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohje për vizitën e Bekim Jasharit, duke theksuar respektin e veçantë për familjen Jashari dhe kontributin e saj historik. Ai nënvizoi se dyert e Komunës së Çairit mbeten gjithmonë të hapura për këtë familje, e cila përfaqëson një simbol të qëndresës dhe sakrificës kombëtare.Mexhiti: Vizita e Bekim Jasharit në Çair, biseduam për historinë, arsimin dhe të ardhmen e shqiptarëve

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo