Mbyllen vendvotimet në Serbi, rezultatet e para priten rreth orës 21:30





Vendvotimet në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, duke shënuar përfundimin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Pas një dite të karakterizuar nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve dhe raportimet për incidente, tashmë priten rezultatet e para të garës zgjedhore.

Projeksionet e para të rezultateve pritet të publikohen rreth orës 21:30, sipas vlerësimeve të organizatave që kanë monitoruar procesin zgjedhor.

Këto projeksione do të bazohen në mostrat e vendvotimeve që organizatat monitoruese i konsiderojnë përfaqësuese, përpara publikimit të rezultateve zyrtare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo