Në Kodrën e Diellit është realizuar një investim i ri me vendosjen e portave moderne për skanimin e biletave para ski-ashensorëve.
Sipas drejtorit Gani Alija, investimi synon të sigurojë një përvojë më të shpejtë dhe më moderne për të gjithë adhuruesit e skijimit, duke reduktuar pritjet dhe duke lehtësuar kalimin drejt pistave.
Portat e reja, përmes teknologjisë bashkëkohore, mundësojnë kontroll më të shpejtë të biletave, ndërsa njëkohësisht përmirësojnë sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.
Nga Kodra e Diellit theksojnë se investimet do të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për vizitorët, duke e bërë këtë destinacion edhe më tërheqës gjatë sezonit dimëror.