Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Me autorizim të prokurorisë kompetente, Policia e Kosovës ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të sigurimit të informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që shihet në fotografi, transmeton Klankosova.tv.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, që t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Të gjithë qytetarët që posedojnë informacione relevante mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në këto mënyra: Përmes telefonit: 192, dhe përmes emailit: [email protected].