Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, ka vlerësuar se periudha më e favorshme ekonomike në historinë e re të vendit ishte ajo kur kryeministër ishte Ljubço Georgievski, gjatë viteve 1998–2002.
Duke folur në emisionin “Biznis Klasa”, Azeski u pyet se kur qytetarët dhe bizneset kishin gjendjen më të mirë ekonomike e financiare. Ai u përgjigj se kjo ishte periudha “kur poet ishte kryeministër”, duke iu referuar Georgievskit.
Sipas Azeskut, në atë periudhë kapitali qarkullonte në një mënyrë që u mundësonte qytetarëve dhe kompanive më shumë stabilitet financiar.
Në emision u diskutua edhe për lirinë e mediave. Moderatori Miško Ivanov vlerësoi se në atë periudhë kishte një nivel të lartë të pluralizmit mediatik dhe lirisë së shprehjes.