Arrestohet Liridon Geci, i dyshuari për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa





Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Personi me inicialet L.G. dyshohet se ka sulmuar gazetarin Sopa, i cili po raportonte nga protesta. Sopa ishte penguar nga disa persona teksa po kryente detyrën e tij si gazetar dhe rastin e kishte raportuar në Polici.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin, ndërsa ndaj tij pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.

Sulmi ndaj gazetarit Jeton Sopa kishte ndodhur më 5 tetor, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkonin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo