Adnan Azizi thirrje funksionarëve: “Uleni mes qytetarëve që të duket se jemi të fortë në Bërvenicë”





Në prag të kuvendit promovues të kandidatit për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, Adnan Azizi u ka bërë thirrje funksionarëve që të jenë të pranishëm mes qytetarëve dhe të tregojnë mbështetje për kandidaturën.
Në një mesazh drejtuar strukturave që ka siguruar TS, Azizi thekson se prania e gjerë e funksionarëve është e rëndësishme, duke kërkuar që ata të mos qëndrojnë të ndarë, por të vendosen mes qytetarëve të Bërvenicës, raporton TS

“Me rekomandim të shtabit lokal, përveç Presidencës, deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të komunave, funksionarët e tjerë u kërkohet të vendosen mes qytetarëve të Bërvenicës”, thuhet në mesazhin e Azizit
Ai gjithashtu shprehet se prania e madhe është e nevojshme për të dëshmuar mbështetjen në terren dhe për të kundërshtuar pretendimet se VLEN-i nuk ka përkrahje në Bërvenicë.

Kuvendi promovues i kandidatit Jakup Huseini mbahet sonte në Çellopek, në ora 20:00, ndërsa nga organizatorët është kërkuar pjesëmarrje sa më masive e qytetarëve.

Mesazhi i Azizit vjen në një moment kur gara për Bërvenicën po intensifikohet, me të gjitha palët që synojnë të dëshmojnë forcën e tyre përmes mobilizimit në terren./TS

Adnan Azizi thirrje funksionarëve: “Uleni mes qytetarëve që të duket se jemi të fortë në Bërvenicë”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo