Vuçiq thotë se Thaçi mund të shpallet i pafajshëm





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se ka marrë informacione për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se Hashim Thaçi mund të mos dënohet për akuzat që lidhen siç pretendon ai “me krimet ndaj serbëve”.

Duke folur në televizionin proqeveritar dhe probagandistik “Informer”, Vuçiq ka deklaruar se, sipas informacionit që pretendon se e ka marrë përmes “kanaleve të inteligjencës”, Thaçi mund të dënohet vetëm për shpërfillje të gjykatës, me një dënim që do të përkojë me kohën e kaluar në paraburgim.

“Kam marrë informacion se do t’i japin Hashim Thaçit një dënim që mbulon kohën që ka kaluar në paraburgim, ndërsa nuk do të ketë asgjë sa i përket krimeve ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo