Stojanço Radiçevski do të jetë kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti, njoftuan nga partia.
Siç bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE, kandidatura e Radiçevskit është miratuar njëzëri në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv të partisë.
Radiçevski është kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik „Justiniani i Parë“ dhe është magjistër i së drejtës civile.
“Presim bashkimin e të gjitha forcave progresive dhe mbështetje për propozimin që përfaqëson një zgjidhje të ndershme dhe të sinqertë për përparimin dhe të ardhmen e Komunës së Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE thonë se presin një fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme lokale në Bërvenicë.