Instituti për Aksion Afirmativ, këtë të mërkurë ka mbajtur aksion para zyrave të Inspektoratit Qendror të Punës në Prishtinë.
Aksioni lidhet me vdekjet e vazhdueshme të punëtorëve në vendin e punës, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se hiç më larg se dje, një punëtor humbi jetën në një punishte në Zubin Potok. Ai ishte 28-vjeçar.