Ukraina përdor për herë të parë raketën balistike “Pelican” në s*lmin ndaj objektivave ruse pranë Moskës
Ukraina ka përdorur për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë të kryer gjatë natës në rajonin e Moskës. Lajmi është konfirmuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky deklaroi të dielën se forcat ukrainase goditën një “objekt të madh të industrisë ruse të naftës”, si dhe një strukturë logjistike në rajonin e Moskës.
Sipas presidentit ukrainas, gjatë operacionit u përdorën gjithsej 10 lloje të ndryshme armësh, shumica e të cilave janë zhvilluar dhe prodhuar në Ukrainë. Mes tyre ishte edhe raketa balistike “Pelican” (FP-7), e cila u përdor për herë të parë në një operacion të këtij lloji.
Operacioni u zhvillua nga forcat ukrainase të mbrojtjes dhe inteligjencës dhe kishte në shënjestër objekte të rëndësishme të industrisë ruse të naftës dhe të zinxhirit logjistik.
Mes objektivave ishte edhe rafineria e naftës e Gazprom Neft në Moskë, në zonën e Kapotnyas. Sipas autoriteteve ukrainase, kjo rafineri furnizon me rreth 40% të karburantit Moskën dhe zonat përreth saj.
Sulmi shkaktoi dëme edhe në një ndërtesë banimi. Autoritetet ruse raportuan viktima dhe të plagosur, ndërsa guvernatori i rajonit deklaroi se të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën.