Tetovë: Arrestohet 34-vjeçari, me 1.78 promilë alkool u soll në mënyrë agresive ndaj policisë





Një 34-vjeçar nga Tetova është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi, sipas policisë, ka penguar zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.

Policia kishte ndërhyrë pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike me muzikë me zë të lartë në rrugën “Vëllezërit Simoski”. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve, ndërsa matjet kanë treguar se kishte 1.78 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo