Me projektin për rindërtim janë përfshirë 30 shkolla dhe salla sportive –mbështetje e fortë nga partnerët europian për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe sportit
Shkolla fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit është një nga 30 shkollat në vend që
marrin kushte cilësore për mësimdhënien e edukimit fizik dhe shëndetësor dhe për stërvitje
sportive përmes projektit për rehabilitimin e objekteve të edukimit fizik dhe furnizimin e
pajisjeve sportive në shkollat fillore dhe të mesme, të bashkëfinancuara nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencës, Korniza Investuese e për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka e
Zhvillimit e Këshillit e Evropian (CEB).
Në eventin “MËSO, LUAJ, RRITU”, ku u prezantuan rezultatet e projektit, Ministrja e
Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska theksoi se organizatat partnere, të cilat
mbështesin sinqerisht vendin në rrugën drejt integrimit evropian, po ndihmojnë në
përmirësimin e kushteve në shkolla.
“Kjo do të thotë shumë për ne. Ne i japim përparësi të lartë arsimit sepse është një nga
themelet e zhvillimit të çdo shoqërie dhe investimi më i rëndësishëm në të ardhmen e një
vendi. Dhe ky themel ka disa komponentë. Njëri prej tyre është infrastruktura arsimore.
Shkolla duhet të jetë një vend ku nxënësit vijnë me kënaqësi, një vend ku ndihen të sigurt, të
pranuar dhe të motivuar për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të arritur potencialin e tyre të
plotë”, tha Janevska.
Përveç investimeve në mjediset e shkollave sportive, ministrja Janevska theksoi se në dy vitet
e fundit, Qeveria ka zbatuar ose është në fazën e zbatimit të 90 projekteve të tjera në
infrastrukturën arsimore në shumë komuna.
“Ende kemi shumë punë për të bërë. Nuk duhet të harrojmë një shkollë të vetme ose një
komunitet të vetëm lokal. Do të vazhdojmë të veprojmë hap pas hapi, me mbështetjen e
partnerëve dhe me një qëllim të qartë – që çdo fëmijë të ketë kushte cilësore dhe dinjitoze për
arsim”, tha ministrja Janevska.
Në këtë aktivitet folën edhe Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, ambasadorët e Italisë,
Spanjës dhe Francës – Paolo Palminteri, Rafael Soriano Ortiz dhe Kristof Le Rigoler, si dhe
Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boçek. Ata
shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura përmes projektit dhe dërguan një mesazh të
përbashkët se investimet në arsim, veçanërisht në infrastrukturë, nuk duhet të ndalen.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Butelit, Darko Kostovski, drejtori i
shkollës Bllagorodna Sotirov, të cilët falënderuan kët bashkëpunim, përmes projektit, shkolla
fillore “Panajot Ginovski” u përfshi edhe nga aktivitetet e rindërtimit.
Projekti “Rehabilitimi i objekteve të edukimit fizik në shkollat fillore dhe të mesme dhe
furnizimi i pajisjeve sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i bashkëfinancuar nga
Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka për Zhvillim e Këshillit
të Evropës (CEB), filloi në vitin 2024 dhe do të kushtojë rreth 3 milionë euro deri në
përfundimin e plotë të të gjitha punimeve të ndërtimit.




