Liri për çlirimtarët edhe nga Shkupi! Sot u mbajtën protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)
Në Shkup sot u mbajtën protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe kërkuan që ata të lirohen nga akuzat.
Me thirrjet “Liri për çlirimtarët!”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin e tyre të solidaritetit me katër ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa vëmendja e opinionit shqiptar tashmë është përqendruar te Haga, njofton TS.
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator, në një seancë të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta në Shkup vjen në kuadër të mobilizimit dhe aktiviteteve të mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së në prag të këtij momenti të rëndësishëm gjyqësor.