Kurti përgjigjet nëse është në dijeni për vendimin e Speciales dhe nëse nesër do propozohet emri për President
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dashur që të deklarohet gjatë për çështjet politike në vend.
Kurti është pyetur edhe mbi zhvillimet në Hagë dhe deklarimet e shumta që janë bërë së fundi se ky e di vendimin që pritet të shpallet veçse më 16 shtator ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Me këtë rast, Kurti mohoi të ketë ndonjë informacion mbi këtë çështje.
“Nuk kam asnjë informacion. Dhe këtu jemi për efiçiencë dhe energji”,deklaroi ai.
I pyetur nëse nesër do të propozohet ndonjë emër për president, Kurti tha shkurtimisht se do të jetë në seancë.
“Nesër e kanë thirrur seancë e kuvendit, do të jemi aty”.