Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojë edhe sonte në qendër të Prishtinës, ku qytetarët pritet të mblidhen për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Organizata “Liria ka Emër” ka njoftuar se tubimi do të mbahet në sheshin qendror të kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
“Shihemi n’21:00 n’shesh!”, ka shkruar organizata në njoftimin e saj.
Njoftimi u bë edhe nga vet organizatori i kësaj ngjarje, Çlirim Haziri.
“Edhe sonte, bashkë në shesh.
UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë.
Nuk heshtim përballë padrejtësisë.
Dita 4.
Ora 21:00 | Sheshi “Skënderbeu”
JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Haziri.