Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën këtë mëngjes në fshatin Trojas të Belshit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po kryente punime.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:30. Sipas informacioneve paraprake, 32-vjeçari Klajdi Zekthi, i cili punonte si elektricist pranë OSHEE-së, ishte duke kryer riparime në linjën elektrike kur dyshohet se është goditur nga rryma.
Si pasojë e incidentit, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.