Haradinaj: Udhëheqësit le të tregojnë për hapat e radhës





Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë thirrje për qetësi te protestuesit pas vendimit të Hagës. Ai ka ftuar udhëheqësit e vendit që të dalin para qytetarëve dhe të tregojnë se cilët do të jenë hapat e radhës.

“Edhe na pe ftojmë prej kryeministrit e deri te parlamentari më i thjeshtë i cilësdo parti koftë”, tha Haradinaj.

“Ata të cilëve ua kemi dhanë besimin për me na udhëheqë, le të vijnë të na japin përgjigje edhe të na udhëheqin tash se çka po bojmë edhe ku jemi”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se askush nuk ka qëllim të përplaset me protestuesit.

“Kërkush s’ka qëllim me ju shty, përkundrazi osht si me e shty veten”, tha ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo