Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz





Nasim Haradinaj i është drejtuar protestuesve sërish me thirrjen që protesta të mos drejtohet nëpër vende të tjera, duke thënë se ekziston mundësia e infiltrimit të shërbimeve të huaja për ta shfrytëzuar këtë situatë.

Ai tha se nuk duhet të shkohet kah Graçanica dhe se shqiptarët s’kanë asnjë problem me serbët që e duan dhe jetojnë në Kosovë.

“Mos harroni që do të na infiltrojnë njerëz që do ta përdorin këtë situatë gjoja se shqiptarët tash do të hakmerren nëpër pakica kombëtare. Dëgjova që shërbimet e huaja t’i orientojnë dikë kah Graçanica. Ata që kanë mësy kah Graçanica e kanë shumë gabim. Le të kthehen këndej nëse e duan kombin e vet. Ne nuk kemi nevojë të shkojmë në Graçanicë. Ne nuk kemi asnjë problem me qytetarët serbë që e duan Kosovën”.

Haradinaj edhe më herët iu bëri thirrje protestuesve për qetësi pas vendimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo