Partia Demokratike e Kosovë i ka shkuar sot në zyrë ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për ta dekretuar Rashit Qalajn si anëtar të kësaj partie në KQZ.
Kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, për KosovaPress e ka konfirmuar se PDK-ja do të ankohet në Kushtetuese pasi sipas tij, Haxhiu s’ia ka dekretuar edhe anëtarin e dytë, siç sipas tij, i takon PDK-së në KQZ.
“Nëse e ka shkel dikush Kushtetutën, e ka shkelë ai që e ka shkelë. Anëtari ynë s’ka bë asnjë shkelje. Ne, përkundrazi, neve na takojnë dy anëtarë në KQZ dhe për këtë punë do ta referojmë rastin në Gjykatë Kushtetuese për mos-dekretimin edhe të anëtarit të dytë nga radhët e PDK-së”, tha Hamza për KosovaPress.
Ai po ashtu foli edhe për mbështetjen që PDK-ja po ia jep organizimit të marshit të 12 shtatorit që bëhet nga platforma “Liria ka Emër”, ku konfirmoi se do të jenë në shesh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë do të jepet më 16 shtator të këtij viti më fillim nga ora 10:00.