Ka nisur grumbullimi i shqiptarëve në Hagë, ku qindra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora po mblidhen për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara informon Tetovasot.
Pjesëmarrësit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe mbështetëse, ndërsa organizatorët presin që numri i pjesëmarrësve të rritet gjatë orëve në vijim.
Atmosfera në Hagë është e ngarkuar me emocione, ndërsa qytetarët theksojnë se prania e tyre është një shprehje solidariteti me ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë grumbullimin e vazhdueshëm të pjesëmarrësve para nisjes së aktivitetit.TS