Dy liderët e VLEN-it më në fund flasin për Hagën dhe UÇK-në – me tekst të njëjtë?





Dy liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë reaguar për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo që bie në sy është se të dy kanë publikuar të njëjtin tekst, ku theksojnë se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri.

Ky reagim vjen pas heshtjes së Bekim Salit dhe deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivarit. Sonte, liderët e VLEN-it u përpoqën të pozicionohen përkrah qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan TS.

Ndërkohë, edhe pse Bilall Kasami ka shkruar në Facebook, në Tetovë është festuar me këngët e Karolina Goceva, në një kohë kur e gjithë shqiptaria i ka sytë nga Haga.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo