Bilall Kasami e mbështet Albi Qamilin pasi shau gazetarin për vajzën 2 vjeçare! (VIDEO)

Një skandal që tronditi opinionin publik, pasi nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, kërcënoi dhe shau gazetarin e portalit TetovaSot, Rami Mislimi, për shkak të vajzës së tij dyvjeçare, tashmë ka marrë një tjetër dimension pas deklaratës së kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami nuk u distancua nga deklaratat dhe kërcënimet e Qamilit, por përkundrazi shprehu mbështetje të fuqishme për të.

“Unë qëndroj fuqishëm pas Albit, duke njohur karakterin e tij, duke njohur background-in e tij. Ndoshta unë para do të kisha ndalur prej kontrollit se sa Albi”, u shpreh Kasami.

Pas kërcënimeve dhe sharjeve të drejtuara ndaj gazetarit dhe përmendjes së vajzës së tij dyvjeçare, reaguan Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Shqipërisë, Zyra e Bashkimit Evropian, OSBE-ja, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Qendra për Mbrojtjen e Gazetarëve në Ballkan “SafeJournalists”.

Për rastin reaguan edhe media të vendit, gazetarë, opinionistë dhe organizata të tjera, ndërsa deklarata pati edhe nga partitë politike, përfshirë BDI-në, ASH-në dhe LSH-në, si dhe deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Rasti është proceduar në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ndërsa më pas procedura pritet të vazhdojë në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo