Bekim Sali refuzon të deklarohet për procesin e Hagës

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali refuzon të japë qëndrim lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, të cilat bënë bujë të madhe për shkak qasjes së tij neutrale. I pyetur nga Alsat, Sali thotë se është i gatshëm të flet vetëm për temën e ngjarjes së sotme që ka të bëjë me procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Gazetari: Zoti Sali, ditëve të fundit është aktuale çështja e gjykimit në Hagë. Dje pati një..

Sali: Vetëm në temë ju lutem? Vetëm me temën ju lutem.

Gazetari: Nuk do të deklaroheni për çështjen e Hagës?

Sali: Jo vetëm për temën.

Gazetari: Si zëvendëskryeministër i parë?

Sali: Mirëpo vetëm për temën.

Gazetari: A distancoheni nga Jeton Shasivari apo jo?

Sali: Domethënë vetëm për temën do të ju lutesha”.

Megjithatë, Sali krahas procesit integrues në Bashkimin Evropian, foli edhe për tema tjera.

Gazeetari: Megjithatë edhe një herë do të insistoj, meqë thatë vetëm për temën, por tash folët edhe për Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal. A keni një qëndrim të qartë pasi VLEN-i dhe ministri i Drejtësisë kanë qëndrime të kundërta?

Sali: Që ka të bëjë me integrimin evropian sot jemi të gatshëm të japim përgjigje, diçka që është jashtë temës mendoj që nuk duhet të insistoni që të merrni përgjigje për shkak se është një temë e caktuar.

Gazetari: Jeni zëvendëskryeministër i parë.

Sali: Nuk duam të defokusojmë opinionin sepse mesazhi është që duhet t’u japim sot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo