Bedri Sadiku është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në degën e Çairit.
Sadiku, 24-vjeçar nga Shkupi, është i diplomuar në Gjuhë Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ai ndër vite ka qenë aktiv në veprimtari shoqërore dhe politike, me fokus të veçantë te angazhimi me të rinjtë, organizimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi me komunitetin.
Krahas angazhimit publik, Sadiku ka përvojë edhe në sektorin privat, ku ka zhvilluar aftësi në komunikim, organizim, punë ekipore dhe përgjegjësi profesionale.
Nga BDI Dega Çair kanë vlerësuar energjinë dhe gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësinë e re, duke theksuar se ai do të udhëheqë Forumin Rinor të degës në bashkëpunim me kryetarët e forumeve rinore të nëndegëve.
“I urojmë suksese në detyrën e re dhe shumë punë të mbarë me të rinjtë e Çairit”, thuhet në njoftimin e degës së BDI-së në Çair.
Më poshtë statusi i plotë i BDI-së në Çair
Bedri Sadiku – Kryetar i Forumit Rinor, Dega Çair
Dega e Çairit njofton se Bedri Sadiku është përzgjedhur për Kryetar të Forumit Rinor – Dega Çair.
Bedriu është 24 vjeç, nga Shkupi, i diplomuar në Gjuhë Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Gjatë viteve të fundit ka qenë aktiv në veprimtari shoqërore dhe politike, me angazhim të veçantë në punën me të rinjtë, organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me komunitetin. Krahas angazhimit publik, ai ka edhe përvojë pune në sektorin privat, ku ka zhvilluar aftësi në komunikim, organizim, punë ekipore dhe përgjegjësi profesionale.
Me energjinë e brezit të ri dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësi, Bedri Sadiku do të udhëheqë Forumin Rinor të Degës së Çairit së bashku me kryetarët e Forumeve Rinore të nëndegëve.
I urojmë suksese në detyrën e re dhe shumë punë të mbarë me të rinjtë e Çairit.