Aksident tragjik në Tiranë: Makina përmbyset në rrugë, humb jetën 16-vjeçari





Një aksident i rëndë është raportuar mesnatën e djeshme në fshatin Pezë të Tiranës, ku mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Për pasojë, shoferi 16 vjeç ka humbur jetën, teksa shoku i tij 15 vjeç ka mbetur i lënduar, jashtë rrezikut për jetë.

Siç raporton “TvKlan”, 16-vjeçari dyshohet se i kishte marrë makinën të atit fshehurazi dhe kishte dalë së bashku me shokun e tij.

Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo