Aksident i rëndë trafiku në Maqedoni, humb jetën shoferi





Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Strumicë–Radovish, në pjesën ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vladevci.

Aksidenti është raportuar rreth orës 12:40. Sipas informacioneve fillestare, një kamion “Ford” me targa të Strumicës ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në drejtimin Strumicë–Radovish është ndërprerë.

Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo