Ahmeti në Çellopek: Më 18 tetor, Bërvenica vendos për Arkin Jahijin





Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sonte nga Çellopeku ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Ahmeti ka thënë se Bërvenica meriton më mirë dhe se drejtimi i komunës duhet t’i besohet një personi që i njeh nga afër nevojat dhe problemet e qytetarëve.

“Kjo nuk është çështje akrobacionesh matematikore apo pazareve politike. Është çështje e vullnetit të lirë të bërvenicasve”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, qytetarët e Bërvenicës do të vendosin vetë se kujt do t’ia besojnë drejtimin e komunës.

“Arkin Jahiji e njeh mirë Komunën e Bërvenicës, fshatrat e saj dhe, mbi të gjitha, njerëzit e saj”, ka theksuar Ahmeti, duke shtuar se pret që mbështetja e qytetarëve t’i mundësojë Jahijit që përkushtimin e tij ta kthejë në punë konkrete.

Në fund, Ahmeti ka bërë të qartë mbështetjen e tij për kandidatin e AKI-së, duke shkruar: “Më 18 tetor, vendimin do ta marrin vetë qytetarët. Dhe ai vendim do të jetë Arkin Jahija për Kryetar.”

 

Ahmeti në Çellopek: Më 18 tetor, Bërvenica vendos për Arkin Jahijin

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo