71% e votuesve zviceranë votuan “Jo” ndaj Iniciativës për Neutralitetin

Nisma për neutralitetin është hedhur poshtë nga 71% e votuesve, ndërsa nisma për ushqimin nga 72% e tyre.

Sipas raportimeve deri më tani nga mediat zvicerane dihet saktë për këto kantone:

Votuesit në kantonin e Jurasë e refuzuan nismën mbi neutralitetin me 71,8% të votave. Iniciativa për ushqimin u hodh poshtë me 70,41% të votave. Pjesëmarrja ishte 39,5%.

Votuesit në Basel-Land (Basel-Campagne) thanë “jo” me 73,9% ndaj iniciativës për neutralitetin dhe me 73,5% ndaj iniciativës për ushqimin.

Popullsia e kantonit të Lucernit votoi me 71,8% kundër iniciativës federale për neutralitetin. Ajo gjithashtu e hodhi poshtë iniciativën për ushqimin me 74,3% të votave.

Votuesit në kantonin e Vaud-it thanë “jo” me 73,02% ndaj iniciativës për neutralitetin, pas numërimit të të gjitha votave. Teksti mbi ushqimin u refuzua me 74,17% të votave. Pjesëmarrja ishte 48,5%, raporton RTS, transmeton albinfo.

Banorët e Gjenevës i hodhën poshtë dy iniciativat federale të hedhura në votim të dielën. Iniciativa për neutralitetin u refuzua nga 66,6% e votuesve. Iniciativa për ushqimin u hodh poshtë me 62,6% të votave.

Popullsia e kantonit të Bernës i refuzoi dy iniciativat federale. Rreth 73,4% e popullsisë e hodhi poshtë tekstin mbi neutralitetin, ndërsa 71,8% u shprehën kundër iniciativës për ushqimin.

Elektorati i Thurgaut i hodhi poshtë të dyja iniciativat federale. Ajo për neutralitetin u refuzua nga 64,4% e popullsisë, ndërsa teksti mbi ushqimin u hodh poshtë me 75,7% të votave.

Popullsia e kantonit të Basel-Stadt (Basel-Qytet) i hodhi poshtë dy iniciativat federale të hedhura në votim të dielën.

Votuesit e hodhën poshtë iniciativën për neutralitetin me 79,9%. Iniciativa për ushqimin u refuzua nga 63,2% e popullsisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo