Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi, ndërhyjnë zjarrfikësit





Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Gjyralë të Cërrikut, duke krijuar një situatë të rrezikshme për shkak të afërsisë me një magazinë ku ndodhej edhe një bombol gazi.

Pas sinjalizimit për zjarrin, në terren u angazhuan dy mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë, të cilët ndërhynë menjëherë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Zjarri u afrua pranë magazinës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës. Sipas të dhënave paraprake, nuk paraqitet rrezik për bombolën e gazit apo për banesat përreth.

Ekipet vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të vatrës dhe kontrollin e terrenit, ndërsa banorët e Gjyralës mbeten jashtë rrezikut.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo